Të gjithë e kemi parë që Bes Kallaku ka realizuar foto me Ilir Metën, siç edhe Xhensila me Monika Kryemadhin duke qenë pranë çiftit të politikanëve gjatë fushatës. Ndërkaq, Meta dhe Kryemadhi ishin të pranishëm në dasmën e Besit dhe Xhensilës, edhe pse në atë kohë Meta kishte marrë postin e lartë të Presidentit. Është e qartë që mes tyre ka një miqësi të konsiderueshme, por, edhe pse kemi imagjinuar si arsyen më logjike, angazhimin e Besit me LSI-në, çfarë i bashkon çiftin e artistëve me të politikanëve, nuk e kemi ditur saktësisht.
Besi e ka sqaruar më në fund në programin Xing me Ermalin, çfarë e bashkon me Ilir Metën.
“E para lartësia nga niveli i detit i vendit ku kemi lindur”, tha ai. Dhe ne nuk zumë mend, presim nga Besi përgjigje serioze. “E dyta, dashuria për Sali Berishën”.
Me këtë të dytën, do ftohë marrëdhëniet me Monikën, ndërsa me të parën është më gjithëpërfshirës.