Vështirë se mund të keni dëgjuar ndonjëherë të përflitet për ndonjë lidhje të këngëtares së njohur Leonora Jakupi. Këngëtarja nga Kosova ka ditur ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e saj private.

Prej një jete në skenë, Leonora është përfolur vetëm për muzikën dhe këngët e saj. Por në të vërtetë çfarë ndodh me jetën e këngëtares? A ka dikë ajo në jetën e saj?

Këtë gjë ne nuk e dimë, por në dasmën e moderatorit te njohur Labinot Gashi, ajo është pyetur nga gazetari i emisionit “Mirage”, se nëse ka në plan të martohet.

Përgjigjia e saj ka qenë surprizuese pasi është shprehur se shumë shpejt një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Nuk e di, ndoshta shpejt, por këto dasmat tradicionale nuk i kam qejf, kështu që nuk di se çfarë do të bëj”,-është shprehur Leonora Jakupi.

Për sa kohë këngëtarja e njohur po mendon martesën, kjo tregon se në jetën e saj, është dikush që e shtyn të mendojë drejt këtij hapi kaq të rëndësishëm.