Pas largimit të moderatores së njohur Jonida Shehu nga emisioni i Pasditës në Top Channel, zbulohet zëvendësuesja e saj. Në sajtin zyrtar të Top Channel shkruhet se ky program i është besuar Juli Kristafit, spikeres së lajmeve në po të njëjtin televizion.
Nuk ndodh shpesh që një moderatore të largohet në mes të emisionit, pa përfunduar sezoni. Por Jonida Shehu e ka parë të arsyshme ta mbyllë punën e saj në këtë program të premtën që shkoi.
Në njoftim zyrtar në faqen e Top Channel, shkruhet gjithashtu se sjellja e Shehut është aspak profesionale dhe se zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërbim për prishje të imazhit.
Juli Kristafi nuk është e vetmja spikere që ka drejtuar këtë program. Edhe Genta Popa vite më parë ka qenë prezantuesja e tij. Krisafi do të jetë edhe bashkëautore e programit Pasdite në Top Channel.