Seriali turk “Dashuri e Pafund” ka qenë ndër më të preferuarit, kjo edhe për shkak të kastit të aktorëve të cilët jo vetëm kanë bërë një performancë të shkëlqyer, por edhe për pamjen e tyre të jashtme.

Kemali, Nihani, Emir, Zejnep dhe shumë aktorë të tjerë kanë fituar zemrën e publikut shqiptar dhe jo më kot jeta e tyre përtej shesh xhirimit ngjall shumë interes. Telenovela ka një histori shumë të trishtë, ashtu sic mund të kuptohet edhe nga titulli, e cila nuk përfundon aspak mirë.



Nihani është detyruar për hir të vëllait të saj, të martohet me Emirin dhe të braktisë Kemalin, ndonëse e do aq shumë sa e vuan cdo ditë humbjen e tij. Në Shqipëri telenovela është në fillim të saj, por duket se në Kosovë është transmetuar pjesa e fundit e saj, e cila përfundon me vdekjen e Kemalit.

Ky moment duket se e ka mërzitur shumë nënën e këngëtarit të njohur Ylli Limani. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Ylli shkruan: “Kush është Kemali dhe pse osht tu kajt nana jem?”


Nuk paskemi qenë të vetmet që kemi qarë në një moment të tillë…