Kryeministri Edi Rama do të jetë sërish në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan sonte në orën 21:00. Kjo do të jetë përballja e dytë e kryeministrit me gazetarin Arian Çani, pas 7 vitesh mungesë në këtë emision.
Kreu i qeverisë pranoi ftesën e parë të Çanit, përpara zgjedhjeve të qershorit. Lajmin për prezencën e tij në këtë emision e ka bërë vetë kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook.
“Sonte në 9 tek “Zona e Lirë” e Arian Çanit që në këtë kohë dehjesh kolektive nëpër klubet e katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”,-shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Neve na mbetet të presim orën 21:00 në mbrëmje për të parë këtë përballje të dytë të Ramës me Çanin, ku me siguri do të diskutohet më së shumti çështja "Tahiri".