Adelajda Xhamani dhe Mimoza Krasniqi jetuan së bashku në shtëpinë e Big Brother dhe krijuan një miqësi mjaft të ngushtë në këtë lojë.
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Adelës, ka prekur edhe vajzën nga Kosova, Mimozën. Përmes një statusi në Facebook, Mimoza shkruan se nuk mund ta besojë ende që Adela është ndarë nga jeta.
Ajo shkruan se ruan shumë kujtime të bukura me Adelën, dhe se do i mungojë shoqja e saj.
“Më shokoi ky lajm nuk e besoj dot sa e padrejtë jeta u tregua për ty, sa kujtime kishim bashkë, sa ditë të bukura kaluam bashkë. U prefsh në paqe e bukura Adelajde. Do më mungosh”,-shkruan Mimoza për Adelajdën.
Gazetarja e njohur Adela Xhamani u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në banesën e saj, pasi pësoi një atak në zemër.