Ndarja nga jeta e gazetares së njohur Adelajda Xhamani na ka prekur të gjithëve. Sigurisht që dhimbja më e madhe është për familjarët e saj të cilët me siguri akoma nuk e besojnë që vajza e tyre nuk jeton më.
Adela u përcoll për në banesën e fundit, të hënën mes shumë familjarëve, miqve e kolegëve që shkuan në Kavajë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Dy njerëz të rëndësishëm si vëllai dhe motra e gazetares nuk ishin të pranishëm në varrim. Sipas Gazetës Panorama, ata janë emigrant në Gjermani dhe nuk kanë mundur të vijnë në varrimin e së motrës.