Janë prezantuar prefektët e rinj të qarqeve në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama, duke premtuar një rinovim të detyrave të këtij institucioni, ka prezantuar 12 drejtuesit e rinj të qarqeve.

Të gjithë prefektët vijnë nga Forcat e Armatosura, por më e veçanta është drejtuesja e re e Qarkut të Tiranës, e cila është kolonelja e parë grua në Shqipëri.

Suzana Jahollari ka kryer disa specializime dhe aktualisht është pedagoge në Akademinë e Mbrojtjes.

Ajo ka folur për tabutë që i është dashur të thyejë në arritjen e gradës së koloneles, megjithatë me shumë punë ia ka arritur.