Nëse menduat se dasmave u ka ardhur fundi, e keni shumë gabim.
Duket se shumë shpejt do t’i jap fund beqarisë edhe modelja e njohur Xhesika Berberi. Bukuroshja shqiptare është zhvendosur prej disa kohësh në SHBA ku së bashku me mikeshat e saj, Afërdita Dreshaj, Adrola Dushi, Arselajda Buraku, synojnë tregun ndërkombëtar të modelingut. E teksa karriera e saj po ecën në hapat e duhura, duke se në të njëjtën linjë po shkon edhe jeta e saj personale. Modelja bukuroshe ka marrë një propozim për martesë dhe ajo ka thënë “po”.
Nëse deri më tani nuk dinim asgjë për jetën e saj private, nëse është me dikë apo jo, sot jo vetëm mësuam se ka dikë në krah, por edhe që shumë shpejt do të martohen. Të paktën këtë kuptuam nga postimi i saj i fundit në Instagram. “I sad yes Lol (unë thashë po), shkruan ajo mbi foton ku na ka treguar edhe unazën. Megjithëse përdorimi i fjalës “lol”, shprehje që në anglisht nënkupton të qeshurën, na ka bërë paksa konfuz.
Mos ndoshta nuk kemi të bëjmë me një propozim të mirëfillt për martesë? Ekziston edhe mundësia që Gigi Hadid shqiptar do jetë pjesë e ndonjë reklame për bizhutë, ose-ose, mund të jetë ndalur me mikeshat e saj në një argjendari, ka gjetur unazën e preferuar dhe ka nxituar të bëjë një foto me të, e ta ndajë ,ë pas me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Dy të fundit sikur na rezultojnë si opsione më të mundshme...