Keni parë në ëndërr bretkosë? Mos u shqetësoni, është diçka e mirë.

Bretkosa, në të shumtën e rasteve, u del në ëndërr vajzave, pasi burrat ëndërrojnë më tepër për zhapikë.

Pavarësisht se nuk është diçka e bukur, një bretkosë në ëndërr tregon se lajme të mira ju presin. Duke qenë se ata jetojnë si në ujë ashtu edhe në tokë, lidhet me fillimin e një jete të re. Evoluimi i saj simbolizon transformimin e mendjes njerëzore. Bretkosa, konsiderohet si një shpirt i pastër, ndonëse fshihet nën petkun e një pamjeje jo të bukur. Nëse e keni parë bretkosën duke u hedhur drejt jush, nënkupton se diçka që dëshironi shumë, do të realizohet.

Ajo është shenjë e ngjarjeve të paparashikueshme, të ndryshueshme dhe spontane në jetë. Nëse në ëndrrën tuaj është shfaqur një bretkosë, atëherë jini të lumtur sepse do të thotë që keni miq të mirë rreth vetes që dëshirojnë t’ju bëjnë të lumtur.