Aktori i njohur, Mërkur Bozgo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pas vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ngjarja ka prekur të afërmit, por dhe komunitetin e artit, ku ai ka lënë shumë gjurmë.

I lindur në 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës, Bozgo përfundoi studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës (1961) dhe më pas fillon punë në Estradën e Tiranës deri në 1968-ën.

Për 7 vite punoi në televizion dhe që prej vitit 1975, Mërkuri bëhet pjesë e Teatrit Kombëtar.

Roli i tij i parë në kinematografi qe në filmin, “Estrada në Ekran”, në vitin 1968 ndërsa i fundit , 'hoxha' në “Gjoleka, djali i Abazit” në 2005-ën.

Ai ka inerpretuar në disa filma si “Në fillim të verës (1975)”, “Emblema e dikurshme (1979)”, “Agimet e stinës së madhe (1981)”, “Tela për Violinë (1987)”, “Stolat në Park (1988)” etj..

Interpretimi i tij i fundit ka qenë në rolin e Vinçenzos në veprën "Zbutja e Kryeneçës".

Percjella për në banesën e fundit bëhet datë 11 Nëntor 2017,ora 13:00.