Ajo ka qenë pjesë e kopertinave “Elle, Vogue, Paper” dhe është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në Amerikë.

Nga një qytet i vogël si Rubiku, Arselajda Buraku, i ka hapur një vend vetes në New York-in e largët, duke u renditur si modelet e reja që premton shumë në të ardhmen. Nëse në Amerikë ajo po korr shumë sukses, në Shqipëri për të dihet shumë pak, madje ajo u bë e famshme tek ne, vetëm pasi largimit të saj.

Ndonëse numëron disa kontrata me kompani prestigjoze, pjesë e sfilatave të New York Fashion Week, këto mesa duket nuk kanë mjaftuar për një revistë shqiptare që ajo ta meritojë të qenurit në kopertinë. E ftuar në “Thumb” Arselajda, ka treguar një episod shumë të shëmtuar, sipas së cilës  stafi i një reviste shqiptare, i ka kërkuar asaj që të paguajë që të jetë në kopertinë.  

“Një nga revistat shqiptare më ka kërkuar që të paguajë lekë që të jem në kopertinën e tyre dhe kjo më është dukur e turpshme. Unë jam një modele e sukseshme në Amerikë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Arselajda u ka dhënë një përgjigje të gjithëve atyre që mendojnë se modelingu është një treg i mirë për eskortat.

“Unë gjithmonë e kam kosideruar modelingun si pjesë e artit. Njerëzit kanë kohë të flasin, të aludojnë, dhe kanë lirinë për ta thënë, por nuk është aspak e vërtetë”, u shpreh ajo.