Artisti multi disiplinar që gjithçka e nisi me pikturën.

Producent i festivalit të filmit me metrazh të shkurtër “që i jep mundësi kineastëve të talentuar shqiptarë të mbërrijnë deri në festivalin e filmit të Kanës. Është përzgjedhur nga “Ted Speech” për një fjalim që shënon karierrën e tij me temë “Ndikimi i artit në ndryshimet sociale”. Piktor, këngëtar, producent. I apasionuar pas arteve figurative në hulumtime multimediale, ka punuar në fushën e televizionit, filmit e fotografisë.

Në këto 20 vite, jeta e tij profesionale ka qenë një rrugëtim në ekspozita, galeri e bienale të Europës. Me një jetë të pasur artistike midis Brukselit dhe Tiranës. Vjen në jurinë e “Dance with Me” si një personazh avantgard dhe me stil! Është Robert Aliaj.