Janë shpallur sot fituesit në 4 kategori të Panairit të Librit Tirana 2017. Dhe pse në një vit të rëndësishëm, Panairi i 20-të i Librit nuk është vlerësuar maksimalisht për titujt e sjellë.
Ai është cilësuar nga botuesit si panair i varfër, ndërkohë që shkrimtarë e njohës të librit kanë shprehur rezervat e tyre për vendin që zë libri në shoqërinë shqiptare. Një diskutim për atë që dëshiron të lexojë lexuesi sot dhe sfidat e kulturës është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kongreseve ndërsa u bënë të ditur edhe çmimet e këtij viti.
Juria e këtij Panairi ka shpallur shkrimtarin më të mirë, Betim Muçon. Muço ka fituar çmimin e Panairit për veprën më të mirë letrare.
Fitues i letërsisë studimore, Agron Alibali për veprën "Faik Konica".
Çmimin e Përkthimit e mori Diana Çuli. Fitues për Letërsinë Artistike për Fëmijë, u shpall Persida Asllani.