Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, kompozitori i njohur shqiptar Aleksandër Lalo. Këtë lajm e ka bërë publik me shumë trishtim, moderatorja e "C'est la vie", Marina Vjollca.

Marina shkruan se maestro është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në zemër. Marina shkruan gjithashtu se Lalo ka lënë një boshllëk të madh tek i gjithë stafi i emisionit.

"Miq të dashur, me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Maestro Lalos, pas një ataku në zemër. Maestro i madh, u nda nga jeta duke lënë pas një boshllëk të madh tek unë por edhe tek i gjithë stafi i "C'est la vie". Ky emision dhe të tjerët në vijim janë homazhi ynë, për njeriun e papërsëritshëm të muzikës shqiptare. U prehtë në paqe",-shkruan Marina.  

Televizioni Klan ka ndërprerë emsionin "C'est la vie", në nder të kompozitorit të madh shqipar.

Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Lalo rridhte nga një familje me origjinë nga Leskoviku.

Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme. Ne i shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes Lalo për këtë humbje të madhe.