Ndërkohë që Ismail Morina, i njohur nga të gjithë si Ballist Morina, vazhdon të vuajë dënimin prej tre muajsh në burgun e Dubrovnikut në Kroaci, një lajm i mirë vjen nga familja e tij. Morina është bërë baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij, Federika Lo Toro, ka lindur djalë dhe ai është pagëzuar me emrin Flamur. Sipas familjarëve, djali dhe e ëma gëzojnë shëndet të plotë.

Duket se edhe emri i të sapolindurit është në nder të aktit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Flamuri do të mbajë me vete edhe ngjarjen e madhe që pati protagonist të atin dhe flamurin me mbishkrimin “Autochtonus”.

Aktualisht Ballist Morina qëndron ende në pritje pasi ka kërkuar rishqyrtim të çështjes së tij, pas refuzimit për t’u ekstraduar në shtetin fqinj.