Moderatorja e njohur Marina Vjollca po shijon së fundmi suksesin e emisionit të saj më të ri “C’est la vie”në Tv Klan. Në tre puntatat e para Marina është shfaqur në emision e veshur mjaft thjeshtë, bukur dhe serioze.

Të dielën që lamë pas, ajo ka preferuar një kostum të bardhë Versace. Kjo markë e shtrenjtë në fakt duket të jetë e preferuara e Marinës.

Ajo jo rrallëherë shfaqet e veshur me Versace, gjë që e tregon përmes fotove të ndryshme në Instagram. Ajo bën tag markën e njohur, një praktikë e njohur kjo e vajzave të ekranit të cilat tregojnë se ku mund t’i gjejmë rrobat që ato kanë veshur.

 Marina ka disa veshje të ndryshme Versace, të cilat mund t’i shikoni në foto e mëposhtme.

(Xhupi dhe çanta Versace)

(Robëdeshambëri Versace)

(Vëthët dhe çanta Versace)

(Këpucët Versace)

(Këmisha Versace)