Miss Albania e parë që do të bënte historinë me thyerjen e tabuve dhe do të revolucionarizonte emancipimin e femrës shqiptare. Bukuria që sfidon me dinjitet kohën. Vajza që bukurinë dhe mirësinë i ktheu në vlerat për të cilën publiku dhe kolegët nuk kanë reshtur së e admiruari. Me një shije të rafinuar estetike për të bukurën dhe elegante.

Me një stil të paimitueshëm. Me një eksperiencë të pasur karierre televizive si regjisore dhe prezantuese. Imazhi i parë publicitar në marketingun e kompanive shqiptare që pushtoi Billboard-et e Shqipërisë.

E preferuara e shtypit që shet mijëra kopje kur zgjidhet si personazh kopertinash.

Anëtare jurie tek 20 vjet “Miss Albania” si vajza që mban shumë kurora trofesh e konkursesh botërore. Prezantuese e serialit nga e para qe përfshin audiencën.

Rikthehet si anëtare jurie, ajo që prezantoi përpara 20 vitesh serialin e parë të vallëzimit në Shqipëri.