Kolegji i njohur turk në Shqipëri, "Turgut Ozal" ka ndryshuar pronarë.
Revista Monitor shkruan që blerësi është kompania BF Cooperatief U.A., e regjistruar në Dhomën e Tregtisë së Amsterdamit, por sipas dokumenteve të ndryshme të aktivitetit të saj, kuptohet që pronarët janë sërish nga Turqia.
Kolegji Turgut Ozal funksion në Shqipëri që nga viti 2001.
Sipas burimeve të ndryshme, ai ka qenë investim i Fetullah Gylenit. Erdogan, pasi e ngarkoi Gylenin me përgjegjësi për grushtin e shtetit në Turqi, ka kërkuar mbylljen e institucioneve të drejtuara prej tij, përfshirë dhe Turgut Ozal.