Është emëruar sot kreu i Hipotekave të Shqipërisë. Pas largimit nga ky post i kryeregjistrueses Blerina Doracaj, Kryeministri Rama ka vendosur emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij institucioni.
Elion Semanaj me profesion jurist ka qenë më parë drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ai u prezantua sot në detyrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.