
Sa më shumë bien temperaturat, aq më shumë fillojmë të mendojmë për pijet e ngrohta të dimrit dhe ditët pushim. Ndërkohë që kakao e nxehtë është e mrekullueshme, asgjë nuk mund ta zëvendësojë një filxhan me verë të ngrohtë dhe erëza me aromë të mrekullueshme.

Sapo e çon nëpër mend, të vijnë menjëherë imazhet e fishekzjarrëve, dritave dhe ditët me borë pranë oxhakut në shtëpi.

Përveç ndjenjës (dhe shijes) së mirë, pija sezonale është gjithashtu e favorizuar edhe në fushën estetike. Ngjyra e saj në të kuqe të thellë, e përzier ndonjëherë me kanellë dhe portokalli, është e parezistueshme. Kjo është ajo që duhet të keni edhe në flokë këtë sezon festash.

Ka edhe buzëkuq të krijuar me të njëjtën ngjyrë të verës, por të gjithë në këtë kohë po kërkojnë flokët t’i kenë në të kuqen e verës. Fatmirësisht, ka foto të pafundme në Instagram ku mund të gjesh këto nuanca dhe janë, pa asnjë diskutim, trendi i fundit për të qenë 100 për qind IN.








