Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente, ku të pranishëm ishin Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ministra, si dhe kryetarë të Bashkive më të mëdha nga e gjithë bota.
Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit. Duket se Tirana dhe kryetarët e saj të Bashkisë kanë ditur të evidentohen. Në vitin 2004, Edi Rama në atë kohë në krye të Bashkisë së Tiranës fitoi çmimin e Kryetarëve të Bashkisë në Botë.
Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirëmenaxhimit të të ardhurave, si dhe përqafimit të inovacionit, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit.
Në vizitën e tij në Ankara, Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kyebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamikë. Ndërkaq, pas shumë kohësh, kemi mundësinë ta shohim Veliajn me veshje zyrtare, që është diçka shumë e rallë për të.
Ka disa detaje inovatore.