Ka hequr dorë pothuajse totalisht nga kënga, por ndonëse i ka munguar ekranit me projekte të reja muzikore, Zajmina Vasjari ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, kjo për shkak të shtatzënisë së saj.

Në fillim u hodh thjesht si një dyshim dhe konfirmimi na erdhi shumë vonë, kjo sepse linjat perfekte trupore të Zajminës nuk na krijonin mundësi për të mësuar nëse është në një pritje të ëmbël apo jo. Pas 6 muajsh ishte vetë këngëtarja që na konfirmoi lajmin se do të bëhet nënë së shpejti, por barku i saj nuk binte shumë në sy.

Pasi mësuam për shtatzëninë, kureshtarë ishim të mësonim gjininë e bebit. Një koment i mikeshës së saj, na bëri të mendojmë se Zai është në pritje të një vajzë, por një dhuratë nga një miku i saj na bëri sërish të dyshojmë. Së fundmi bukuroshja ka postuar në rrjetet sociale një foto të një buqeteje me lule dhe një palë papuçe në të cilat mund të vëmë re detajin ngjyrë blu, që na bën të mendojmë se do të bëhet së shpejti nënë e një djali.

Djalë apo vajzë, nuk ka shumë rëndësi. Shpresojmë të jetë një bebe e shëndetshme.