Revista Class ka zgjedhur 12 këngëtarë që kanë sjellë më shumë krijime dhe kanë pasur më shumë sukses me këngët e reja të tyre gjatë këtij viti.

Votoni atë që mendoni që ka sjellë më shumë muzikë të mirë gjatë 2017-ës (votimi gjendet në fund të artikullit).

1. Ledri Vula

Ka publikuar këngët e suksesshme "TTZ", "Dje dhe sot" me Noizy-n.

2. Noizy

Ka publikuar këngët "100 kile", "Kadale", "Ak47", "Dje dhe sot" me Ledri Vulën.

3. Getoar Selimi

Ka publikuar këngët "Berlusconi", "Birthday".

4. Alban Skëndëraj

Ka publikuar disa këngë, "Dikur", "Premtime", "Nuk je vetëm", "'93", "Dhurata" me Miriam Canin.

5. Butrint Imeri

Ka sjellë këngët e suksesshme "Bella", me 23 milionë klikime dhe "Mona Lisa".

6. Besart Kallaku ft. Klajdi Haruni

Mjaftoi një këngë, kushtuar Xhensilës, "Skifterja zemrës" e Besit me Klajdi Harunin, për të arritur shifra të larta dëgjueshmërie.

7. Flori Mumajesi ft.Bruno, Klajdi, Dj.Vicky

Suksesi është kusht për Florin dhe e ka arritur me këngën e Three dots, Karma, 15 milionë klikime.

8. Capital T

Ka publikuar dy hite, "Hatixhe" dhe "Andiamo" me Ardian Bujupin.

9. Mozzik

Kënga e tij Xhelozia ka arritur mbi 19 milionë klikime.

10. Majk

Kënga e tij Stila ka marrë mbi 10 milionë klikime.

11. Klint Çollaku

Fitues i The Voice, "Më s'më gjen", fitues i çmimit të produksionit në Kënga Magjike.

12. Genc Prelvukaj

Ka sjellë shumë këngë gjatë këtij viti, "Vetëm ti" me Eni Koçi, "Hello" me Blake, "A t'merr malli", me Lyrical Son, "Jemi nda" me Mimoza Shkodrën, "Nuk ka dashni", me Greta Koçin, "365 pa ty" dhe "Shi bie në Tiranë" me Eni Koçin.