Lulet e diellit duan diell, por në Parlament gjetën tymëse.

Megjithatë, edhe pse në një seancë shumë të dhunshme, ku votohej për kryeprokurorin e përkohshëm, deputetët pranuan të vishnin ose të ekspozonin bluzat e fushatës Ti je një luledielli.

Albana Osmani, nismëtarja e kësaj fushate, është e kënaqur nga ky rezultat, edhe pse brishtësia e bluzave dukej si e keqtrajtuar në atë atmosferë.

"Sot në seancen e fundit, deputetet e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve. Edhe pse duket e trazuar situata politike sot, me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush i veshi dhe na lumturoi shume, dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim...! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij, gjithe gupeve parlamentare, qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit! Faleminderit Z.Basha, Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me luledielli dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova #youareasunfloëer Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte, shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu. Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit, te Kukesit dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje, por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament", shkruan Albana Osmani.

Shumë personazhe të njohur kanë veshur bluzën me këmbënguljen e Albana Osmanit dhe ajo nuk ka dashur që deputetët të mbeteshin jashtë gjithëpërfshirjes që ka arritur fushata e humanizmit.