Sa herë që Berti nis sezonin e ri në DWM, të gjithë kanë një pyetje: a do të këndojë këtë herë? Duket se edhe vetë Bertit i pëlqen kjo pyetje e publikut dhe dëshirë e të gjithëve, ndaj preferon ta mbajë gjallë kureshtjen dhe dëshirën: “Do të këndoj...” – thotë ai pa kthyer asnjëherë një përgjigje konkrete. Por këtë herë e mbajti fjalën. La karrigen e jurisë dhe mori mikrofonin për të kënduar.

Është i lidhur aq shumë me Tiranën sa i ka kushtuar shumë krijime kohët e fundit. Asaj i kushton edhe këngën që sapo prezantoi në finalen e DWM. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Jeta në mes Brukselit dhe kryeqytetit shqiptar është si një magnet me pole të kundërta. Të dy qytet e tërheqin drejt vetes, edhe pse vetë Berti do të jepte gjithçka për të jetuar në një Tiranë që të ngjante më shumë me Brukselin për mënyrën e jetesës.

Gjithsesi, ka shumë arsye për ta dashur fort Tiranën dhe një pjesë Berti i thotë me këngën “Përse të dua”...