Valbona u kishte premtuar të gjithëve se në finale do të ngjitej në skenë dhe do të kërcente me një këngë shqiptare. Ndryshe nga ajo që keni parë çdo javë, Valbona sonte i ka mahnitur të gjithë nga skena e DWM. Së bashku me trupën e baletit dhe me kostumin tradicional, Valbona ka lënë karrigen e jurisë dhe është ngjitur në skenë për të kërcyer.
Sic u kishte premtuar të gjithëve, në finalen e madhe të DWM do të kërcente vallen e Tropojës dhe ja ku e mbajti fjalën. E shoqëruar nga balerinat e trupës së baletit, Valbona ka interpretuar me elegancë vallen e Tropojës. Dhe ka marrë duartrokitjet dhe entuziazmin e publikut.