Nga çdo kohë që të publikojë foto Jozefina Topalli, diçka nuk ndryshon. Pamja e saj e bukur.
Në kaq vite karrierë si politikane, ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, gjithmonë ka rënë në sy për pamjen e saj tërheqëse, edhe pse shpesh dukej sikur nuk bënte ndonjë përpjekje të veçantë për këtë, por kur je e bukur, je. Dhe Jozefina, megjithëse ka vënë në plan të parë profesionalizmin e saj, mbetet një nga gratë më të bukura shqiptare. Kështu ka qenë gjithmonë.
E kemi parë ditën kur është martuar dhe me gjithë mundësitë e pakta materiale të asaj kohe, Jozefina shkëlqente sepse mundësitë e saj fizike janë të shumta.
Edhe sot kur fëmijët i janë rritur, ajo vazhdon të jetë elegante dhe shumë e bukur.
Ka postuar dy ditë më parë një foto të vjetër, kur fëmijët ishin ende të vegjël dhe me thjeshtësinë e atyre viteve, e seriozitetin e xhaketës me kuadrate, Jozefina duket shumë e bukur. "Një kujtim i ëmbël me fëmijët e vegjël-në Shkodër", shkruan ajo.
Jozefina, nuk ka dyshim, ka qenë e bukur në çdo kohë!