Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami, u komentuan njëkohësisht si për dasmën dhe për pritjen e fëmijës së parë.
Ndoshta ishte vetëm një media që ngriti pyetjen fillimisht nëse ata do të bëheshin prindër së shpejti apo jo dhe gjithë të tjerat e pasuan. Megjithatë, për shumë lexues e gazetarë, ky lajm u ngulit aq sa të rejat nga çifti shoqëroheshin me faktin që ata po prisnin një fëmijë, edhe pse ata vetë nuk folën kurrë për këtë fakt.
Dhe në të vërtetë, ka qenë e pasaktë gjithçka që është shkruar. Sot, Gazeta Express, ka publikuar ekskluzivisht, nga burime të sigurta pranë çiftit, lajmin që Qëndresa nuk është shtatzënë.
Çifti u martua vetëm pak muaj më parë me një festë madhështore ku dhe mënyra e marrjes së nuses, ishte unike.
Këto ditë ata publikuan dhe setin festiv të realizuar në shtëpinë e tyre duke shpërndarë shumë ngrohtësi për publikun.
Sigurisht një bebe, kur të vijë, do e ngrohë shumë më tepër atmosferën në familjen e tyre, por tani për tani duhet të mjaftohemi me dashurinë e çiftit!