Bertina Mehmeti është rikthyer në Shqipëri pas një qëndrimi 3-vjeçar në Dubai. Pas pjesëmarrjes në Big Brother 3, Bertina mori vëmendjen e publikut edhe për lidhjen e dashurisë me Erion Zeqirajn – lidhje që përfundoi disa kohë më vonë.

Siç rrëfen ajo, qëndrimi në Dubai në fillim ka qenë shumë i vështirë, me plot peripeci, por asaj i është dashur të punojë fort për të arritur vendin dhe profesionin e saj.

E ftuar mbrëmjen e së premtes në Top Magazine, Bertina rrëfeu edhe për shumë vajza të përfolura si ‘eskortë’ që punojnë në Dubai.

“Thonë që ka shumë vajza që punojnë eskorta, ok, shumë mirë. Në Shqipëri a ka femra të tilla? Ka...” – thotë Bertina si për ta mbyllur gojën të gjithë atyre që përflasin të tilla vajza. Sipas saj, ashtu si në çdo vend, edhe në Dubai mund të ketë vajza që punojnë eskortë, por ajo tashmë ka gjetur pozicionin dhe profesionin e saj. Pyetjes së Albanës nëse ka pasur ajo ndonjë ofertë për të qenë eskortë, ajo i përgjigjet: “Të besohet që pyetja e parë shqiptare është Bertina, çfarë pune bën? Dhe 50 për qind e pyetjeve ka qenë ‘Bertina çfarë pune bën’... Berina është inxhiniere dhe nuk do ndërroj” – e mbyll ish-banorja e Big Brother diskutimin.  

 

Weekend sensation ... â?µð???

A post shared by Blanche Etoile (@bertina_mehmeti) on