Kur dëgjojmë pagat e futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Messi, Bale apo shumë yjeve të tjerë, të gjithëve na bëjnë shumë përshtypje, pasi aq sa ato marrin për një muaj, ne nuk mund t’i marrim në 3 vite, ose më shumë.
Por edhe futbollistët shqiptarë nuk mbeten pas, ndonëse jo në ato nivele, por kur bëjmë krahasimin e pagat e profesioneve të tjera në Shqipëri kanë diferencë shumë të madhe. Ecuria e klubeve shqiptare ka qenë në nivele të larta dhe kjo është përkthyer më së mirë edhe në paga.
Futbollisti më i paguar në Shqipëri është lojtari i Partizanit, Edgar Çani JR me 20 mijë euro në muaj. Në vendin e dytë është Sabjen Lilaj i Skënderbeut me 13 mijë euro dhe në vendin e tretë qëndron Rauf Alijev i Kukësit me 9000 mijë dollarë.
Burimi: Panorama Sport