Rudina Masgjistari, ndryshe nga personazhet e tjera publike, nuk e shohim shpesh pjesë të portaleve, aq më tepër duke folur për jetën e saj private.

Çdo ditë, ajo ka të ftuar në emisionin e saj të pasdites, VIP-a të cilat “rrëfehen pa dorashka", qoftë në aspektin profesional ashtu edhe personal. Rudina pyet e ndërsa ata i përgjigjen me shumë sinqeritet. Por erdhi koha që rolet të ndërroheshin.

Kësaj radhe, Rudina nuk është më në kolltukun e saj, në pozicionin e rehatshëm të gazetares, por të intervistuarës. Moderatorja është nënë e një vajze të vogël, të quajtur Mia me partnerin e saj Xhavit Bajrami, por çifti nuk ka bërë një dasmë.

Arsyen, Rudina zgjodhi ta tregonte për mikrofonin e “Thumb”.

“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, u shpreh ajo.