Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka qenë mbrëmjen e kaluar e ftuar në emisionin “Studio e Hapur”. Përveç politikës, Bregu ka folur edhe për marrëdhënien që ka me vajzën e saj. E bija e ish-deputetes demokrate është me studime në Bruksel, dhe shpeshherë duket se portalet shkruajnë për këtë gjë.
Madje Bregu tregon se një foto e vajzës së saj në rrugë është bërë shkak për një përplasje mes tyre. Për foton e së bijës është shkruar në portale, se ajo bën jetë luksi në Bruksel, duke bërë shopping. Majlinda e mërzitur nga këto lajme i ka folur së bijës, por ajo ia ka mbyllur gojën.
“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shopping. Unë që flas me të dhe i them: ‘Nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?’ Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha: ‘Pse kërkon të më kushtëzosh lirinë?’. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”,-rrëfeu ish-ministrja e Integrimit