Një videoklip ku përzihet adrenalina adrenalina, sensualiteti, çmenduria dhe, mbi të gjitha, origjinaliteti. Kështu ka qejf ta quajë artistja Sara Kapo projektin e saj të fundit dhe duket se ia ka arritur qëllimit. “Watching you”, kënga që vajza e Ema Andreas ka publikuar vetëm pak ditë më parë është komentuar gjatë në mediat sociale për skenat sensuale në video.
Por qëllimi i Sarës për këtë sfidë të re në art ka qenë krejt tjetër nga ajo që është menduar dhe hamendësuar gjerësit në publik. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Sara rrëfeu më shumë për planet e saj për t’iu përshtatur muzikës si një këngëtare stili, ndaj edhe “Watching you” ishte sfida e parë.
Duke rrëfyer për mesazhet që përcjell videoklipi, Sara tha se qëllimi i tij ishte shumë i qartë: “Hajde, shtrihemi në tokë, qeshim dhe bëjmë gjëra të tilla. Kjo ishte ideja origjinale që doja të përcillja nëpërmjet videoklipit.”
Po pse zgjodhi të këndojë anglisht dhe jo shqip? Për këtë, Sara nuk paska pasur ndër mend që të synojë famën ndërkombëtare siç bëjnë një pjesë e mirë e artistëve. Por tregon se i vjen keq që këngën e ka kënduar në anglisht: “Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë, por edhe RNB, si rrymë muzikore, është e vështirë ta krijosh në shqip”- u mbrojt Sara si për ta justifikuar “gabimin” e saj.