Ata janë çifti më i suksesshëm i balerinëve dhe koreografëve në Shqipëri. Albi Nako Dance është një garanci suksesi. Një trup balerinësh që drejtohet nga dy emra të afirmuar të skenës.

Albi Nako është një nga figurat më guximtare të koreografisë në Shqipëri.

Djali i koreografit Llaqi Nako, trashëgoi nga i ati jo vetëm talentin, por dhe pasionin për artin e lëvizjeve të bukura.

Prej 15 vitesh është pjesë e televizionit Klan ku drejton trupën profesioniste të balerinëve. Koreogrfitë e tij kanë tematika soiale, por dhe argëtuese. Ato shpeshherë godasin, por dhe pëlqehen e duartrokiten gjatë nga publiku.

Klaudia Pepa është një fenomen në baletin shqiptar. Që në moshë të vogël ajo është bërë pjesë e grupit “Spektër”, ku spikaste në performancat e saj. Klaudia është kurorëzuar si fituesja e parë e “Gjeniut të vogël” në kërcim dhe prej moshës 15 vjeçare ëhstë bërë pjesë e trupës Albi Nako Dance.