Ardit Gjebrea sot ka pasur vizitore në zyrë të bijën dhe me siguri që zyra dhe e gjithë dita i është bërë më e bukur.
E qeshur, gjithmonë e më e ngjashme me prindërit dhe vëllanë e saj të madh, Anna na ka dhuruar një tjetër foto nga ato të ëmblat dhe gjithë dashuri me të atin.
Vetëm që këtë herë, duken edhe më shumë si një familje për shkak të ngjyrës së njëjtë që kanë zgjedhur, ndoshta dhe rastësisht.
Dhe ja ku koleksionit të fotove baba e bijë iu shtohet dhe një si kjo, më e ëmbël sesa një macaron.