Enki Braçaj, spikerja e lajmeve që theu tabu në ekranet shqiptare, duke prezantuar me xhaketë të hapur ndërsa nxirrte në pah gjoksin zbuluar në “Zjarr Tv”, u kthye në personazh edhe shumë kohë pasi e la punën në atë ekran. Sot, 24-vjeçarja, në grupin e vazjave që spikatin duke bërë gjëra të veçanta për të marrë vëmendjen maksimale të publikut, ka të tjera prioritete.

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, së bashku me modelen Françeska Çoniku dhe Megi Pojanin, Enki foli edhe për periudhën në të cilën drejtoi lajmet në Zjarr Tv dhe ndikimin që pati imazhi i saj krejt ndryshe nga ai që ekranet shqiptare ishin mësuar deri tani.

Enki ka studiuar për Marrëdhënie me Publikun. Videot e saj duke prezantuar lajmet pa të brendshme u bënë virale jo vetëm në mediat e portalet shqiptare, por edhe në ato prestigjioze ndërkombëtare, si te Daily Mail apo Mirror.

“Dalja me atë veshje ishte një risi për shikueshmëri. Në fillim, unë nuk mendova se do bënte aq shumë bujë, thashë: Po hë, se në internet do dalë, nuk do shikohet, por ndodhi ndryshe, u bë shumë e madhe. Nuk e mendova që për mua do flisnin mediat botërore si Daily Mail apo Mirror”, – tha Enki për këtë eksperiencë në ekran që, për të nuk ishte aspak e lehtë.  

Shkrimi i “Daily Mail” fliste për një risi që kishte hyrë në Shqipëri. Pas këtij artikulli, Enki rrëfeu se ka dhënë edhe intervista të tjera duke u përpjekur ta sqarojë pozicionin dhe qëllimin e saj: “Në momentin e parë, njerëzit më thoshin: Ua, ç’pate ti, ishe mirë…”

Para se të merrja këtë vendim për të qenë spikere, i thashë mamit: Shiko, do jap lajmet, por do jem pak e zbërthyer, por ajo nuk e mendoi ashtu. Kur më pa për herë të parë, më tha: Ti nuk je mirë.

Por më vonë, edhe e ëma u bë mbështetje për Enkin, e cila filloi të fitonte besim, ndonëse e dinte që kjo nuk do të zgjaste shumë: “Ditën e dytë, kërkova të lë punën, sepse ishte shumë paragjykuese”, – vazhdon Enki, por sot, megjithatë, nuk është aspak e penduar: “Nuk pendohem për atë që kam bërë, por nuk e di nëse do ta bëja sërish.

Pas asaj daljeje të guximshme, Enki ka marrë edhe shumë oferta, një prej të cilave ishte nga “Play Boy” gjerman: “Nuk ramë dakord për pagesën, sepse më ofruan 30 mijë euro dhe unë kërkoja 100 mijë euro. Të paktën të blija një shtëpi dhe një makinë. Jam penduar për shumë oferta. Por, një problem shëndetësor të një prej familjarëve të mi m’i ka shtyrë gjërat”,- tha Braçaj.