Ato mund të jenë të ndryshme. Dhe jo vetëm sepse njëra është brune dhe tjetra bionde, por sepse njëra është shumë energjike, e papërmbajtshme, e njohur për të gjithë, ndërsa tjetra krejtësisht e qetë që nuk ka asnjë aspiratë për t'u bërë e njohur. Megjithatë kjo nuk i pengon motrat Dembacaj të jenë shoqe të ngushta.

Ato kalojnë shumë kohë bashkë, edhe pse Rudina ka një program të ngjeshur dhe tashmë motra bionde, por shumë e ngjashme, është e njohur për miqtë dhe kolegët e aktores, sepse e shoqëron shpesh atë, siç ka ndodhur sot, kur Rudina është takuar me regjisoren e shfaqjes së saj të re, Ina Gjonçi dhe me to është dhe motra e Rudinës.

Madje ajo është e njohur dhe për publikun nga postimet e aktores.

 

#sisterlove #redamou #lastnight ð??

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

 

#motramou

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Rudina dhe motra e saj, Jereda janë thuajse gjithandej bashkë, siç vetëm ato motra që janë dhe shoqe, i sheh.

Madje Rudina për herë të parë kënaqësinë dhe dashurinë për një bebe në familje e ka ndier për vajzën e së motrës, Hanën. Ajo e ka dhe tatuazh emrin e mbesës, që për shumë kohë ishte Hana dhe Dielli i saj, ndërkohë që tani është kushërira e madhe e Viktoria-s, vajzës 1 vjeçe të aktores.

 

❤️

A post shared by Rudinadembacaj (@rudinadembacaj) on

Edhe pse me tipin që ka, nuk e ka të vështirë të krijojë miq kudo, motra mbetet e para n ëkohë dhe më e ngushta në afërsi...