Luana Vjollca, në programin e saj këtë të shtunë, ka zbuluar disa lajme ekskluzive për veten. Bashkë me të ftuarit e kësaj jave ajo i është nënshtruar, me ose pa dashje, lojërave të programit. Një pjesë e pyetjeve, që iu desh të përgjigjej, e kanë vënë në siklet edhe Luanën. Madje ajo ishte e vetmja që pranoi të konsumonte një spec djegës në vend të kthimit të një përgjigjeje.

Pas pyetjes së Butrintit për të zbuluar një emër me të cilin do të bashkëpunonte në muzikë, për moderatoren e njohur te Top-it erdhi një pyetje tjetër e cila e vuri pak në siklet. Edhe pse është mësuar t'i kalojë situatat me sportivitet, kësaj here, Luana u ndal pak, pasi ishte fjala për të metat. Sa herë që i duhet të flasë për veten, moderatorja hesht për një çast, mendohet, pastron pak zërin dhe më pas pranon: “Ok, po e them publikisht. Të gjithë këtu ankohen për mua që nuk jam korrekte, që vonohem me orë sa herë kemi regjistrime. E di, e pranoj. Por mami im thoshte ‘nervi’ meqë jam pak nevrike.” – tha ajo pas pyetjes se çfarë donte të përmirësonte tek vetja.

Ajo që njihet si motra çamarroke e Vjollcave e pranoi me sinqeritet. Qenka edhe më nevrikja ndër to.

Nuk duket edhe aq e tillë, në fakt...