Të gjithë e njohim Blerim Destanin si një aktor të suksesshëm në Gjermani, dhe një djalë mjaft simpatik. Në postimet e tij në Instagram, nga veshjet, makinat, udhëtimet, mund të kuptojmë se Destani jeton mes luksit.

Kjo falë punës së tij, por edhe pasurisë që gëzon familja e tij. Ndoshta nuk e dinit, por pasuria e familjes së Destanit arrin 3 milard dollarë, shkruan Revista Who.

Vëllai i Blerimit, Nazif Destani është cilësuar si shqiptari më i pasur në botë. Kjo familje drejton një rrjet ndërkombëtar biznesesh që operojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Familja e Destanit njihet për bamirësitë e tyre, pasi gjithmonë ndihmojnë njerëzit në nevojë.