Si një prej drejtueseve të formatit investigatim "Boom" në ekranin e Ora Neës, Rozana Radi një prej personazheve më të dashur publik shqiptar, është shpesh në fokus të mediative për vet angazhimet dhe profilin që ajo ka. Shpesh, artistja e njohur nuk i ka fshehur rezervat me mediat, sa herë këto të fundit janë treguar tendecioze, me tituj bombastik, thjesht e vetëm për të krijuar një lajm që në fund assesi nuk ka rezultuar i saktë.

E me sa duket, Rozana sërish i ka mëshuar këtij fakti, duke e përforcuar edhe me një postim të fundit të sajin në instagram. Ajo u ka drejtuar një lutje mediave dhe gazetarëve që të mos e ftojnë më në emisione apo intervista, për sa kohë që nuk ka diçka të re për të rrëfyer. Sepse ndryshe i mbetet vetëm të shpik...

Ndoshta, këtej e tutje mediave shqiptare u mbetet thjesht ta respektojnë këtë vendim të sajin!