Histori të tilla, i dëgjojmë përditë. Aktorë të Holliwood-it, këngëtarë e të famshëm, pranojnë publikisht si fama u shkatërron jetën, qoftë kjo artistike apo private, por rrallë herë dëgjojmë një artist shqiptar të pranojë publikisht ndikimin negativ të famës në jetën e tij dhe karrierë.
Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, i ftuar në Report Tv, ka rrëfyer si fama e varësia nga alkooli, i kanë ndryshuar jetën. Ai pranon publikisht se kjo është arsyeja e ndarjes nga e fejuara e tij me të cilën kishin një lidhje disa vjeçare.
"Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë deri në 2 vjet. Tani më duket sikur më kanë zënë mallkimet e 300 - 400 njerëzve që kam lënduar".-është shprehur ai.