Shumë njerëz besojnë se marrëdhëniet në distancë nuk funksionojnë. Familja juaj mund t’ju dekurajojë, dhe shumë nga miqtë tuaj më të mirë ju këshillojnë të mos e merrni seriozisht, pasi mund t’ju thyhet zemra. Askush nuk thotë që është e lehtë një lidhje në distancë, pasi ndonjëherë ndihesh vetëm, pa mbështetjen e personit që do. Gjithsesi, distanca ju bën të vlerësoni më shumë gjërat e vogla. Për shembull, ju që keni partnerin/partneren larg lumturoheni shumë edhe nga një shtrëngim duash, nga një darkë së bashku, nga një xhiro natën, ose thjesht duke ndjerë aromën e tij ose të saj.

Por ndoshta këto nuk mjaftojnë. Ndonjëherë e keni të nevojshme ta keni pranë, pasi me një telefonatë ai/ajo mund t’ju gjenden pranë. Është e trishtueshme kur e mendon që duhet të presësh ditë të tëra për të parë njeriun që do. Gjithsesi, nëse ka dashuri mund t’ia dilet. Ne sot do ju japim disa këshilla sesi të mbani gjallë një dashuri edhe në distancë.

Shmangni komunikimin e tepërt
Kur jeni larg partnerit/partneres e vetmja mënyrë për të ruajtur marrëdhënien është komunikimi përmes telefonit. Duke qenë se ai/ajo nuk është pranë ju mundoheni t’i shpjegoni çdo gjë me detaje, dhe t’i shkruani në çdo moment. Shmangeni këtë gjë. Ju sigurisht që duhet të flisni me të gjatë gjithë kohës, por mundohuni të mos bëheni e bezdisshme.
Shikojeni si një mundësi
“Nëse dëshironi të jetoni së bashku, ju në fillim duhet të mësoni të jetoni të ndarë”. Kjo shprehje mund të motivojë të gjithë ata që e “vuajnë” një lidhje në distancë. Shikojeni si mundësi, pasi distanca është një test i marrëdhënies suaj. Nëse ia dilni të mposhtni kilometrat që ju ndjajnë, sfidat e tjera që mund t’ju dalin gjatë jetës, ndoshta do të jenë më të lehta se mos patja e njëri-tjetrit pranë.
Flisni vazhdimisht, por mundohuni të jeni krijues
Kur flisni 24 orë në 24 me një person, mbarojnë edhe temat që mund të diskutoni me të. Mundohuni gjithmonë që të bëheni krijues, dhe të flisni për gjëra të reja me partnerin/partneren.
Shijoni kohën me familjen dhe miqtë tuaj
Çdo të keqe e ka nga një të mirë. Nëse keni partnerin/partneren larg keni më shumë kohë për të kaluar me miqtë dhe familjen tuaj.
Flisni “pistë” me njëri-tjetrin
Edhe pse ndodheni larg njëri-tjetrit, ju duhet të mbani gjallë pasionin. Prandaj flisni herë pas here edhe ndryshe, pasi kjo do t’i shërbejë marrëdhënies suaj.
Bëni gjëra bashkë
Planifikoni udhëtime së bashku, në një vend tjetër. Ndryshoni monotoninë, e jetës së përditshme dhe bëni sa më shumë aventura së bashku.