Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është shumë pranë dhe ne jemi gjithë sy e vesh për këtë event. Kush do të veshë çfarë? Kush do të jetë filmi më i mirë? A do të ndodhë ndonjë ngatërresë? Po mbi të gjitha, çfarë do të përmbajë çanta me produkte dhe shërbime që ofrohet për pjesëmarrësit në Oscar?

Fatkeqsisht ne nuk u përgjigjemi dot pyetjeve të tjera përveç kësaj të fundit.

Pjesëmarrësit më të dalluar në Oscar do të marrin një çante me shpërblime të cilat kanë koston e 170 milion lekëve. Por çfarë përmban kjo çantë? Ne e kemi përgjigjen. Ja lista se me çfarë do të llastohen këtë vit pjesëmarrësit ne Oscar:

- Çokollata në formën e stolive të çmuara

- Ngjitëse kundër djersës nga Dandi Patch

- Raki me shije portokalli

- Një udhëtim 12 ditor në Tanzani nga International Expeditions

- Një udhëtim 7 ditor në Hawaii në resortin Koloa Landing në Popiu

- Një qëndrim në vilat luksoze të resortit Avaton në Halkidiki, Greqi

- Një pushim një javor në SPA Golden Door

- Një spërkatës i lehtë piperi për fytyrën

- Një procedurë zgjatimi dhëmbësh nga Chao Pinhole

- Një shërbim genetik nga 23andMe

- Një varëse me aftësi qetësuese nga Luxura Diamonds

- Një abonim në Never Missed (aplikacion lidhjesh)

- Një donacion për kafshët e rrugëve nga Halo

- Një krem sysh dhe një maskë ari nga MZ Skin

- Një abonim i përjetshëm me oksigjen nga Oxygenetix

- Portokalle të rritura në vend nga aplikacioni EpiFruit (që shpërndan fruta të freskëta)

- Një serum rigjenerues për lëkurën nga Healing Saints

- Jarritos, soda meksikane

- 10 seksione me trajnerin personal Alexis Seletzky

- Një abonim një vjeçar për programin e kujdesit ndaj lëkurës nga ALLEL

- Kubi pozitiv i Bangarang, një kub druri i mbushur me 199 karta me mesazhe pozitive

- Një buzëkuq që i ndryshon ngjyra nga Blush & Whimsy

- Qirinj soje nga Cherleston & Harlow

- Libri i gatimit danez – “Cook Yourself Happy”

- Libri për fëmijë “Curlee Girlee”

- Lëpirëse organike dhe vegane nga Delicacies

- Larëse fytyre dhe fshirëse make-up-i nga Face It and Eye Love It

- Bluza të prodhuara në Amerikë nga Happiest Tee

- Suplement për rrëzimin e peshës nga Hydroxycut Organic

- Një set make-up me 10 gjëra nga Inception

- Monedhë simbolike për “Drejtësi për veteranët”

- Një seksion 18 minutësh me Kalliopin për të qetësuar fobitë

- Produkte maskare nga LE CELINE

- Stoli të çmuara nga Liwu – Irlandë

- Make up i krijuar posaçërisht për zonjat e vjetra

- Pastë dhëmbësh nga My Magic Mug

- Kozmetikë nga M.Y.O

- Kuti kreative me 99 aksesorë nga WOW

- Procedura e mirëmbajtjes së lëkurës nga Infermiere Gigi

- Përkujdes lërkure kundër plakjes nga Oumere

- Maskë dhe pastrues fytytre me aloe nga Pavia

- Suplemente për vaskën nga PETA

- 2 kuti dhurate nga Posh Pretzels

- Produkte lëkure të personalizuara nga AI PROVEN

- Çaj detoksikues nga Quincy Herbals

- Një kuti për përkujdesjen orale nga Quip

- Shurup panje nga Rouge

- Një byrzylyk me gurë ovalë prej tanzaniti nga Safi Kilima

- Kufje bluetooth nga Modern Innovations

- Një cantë multifunksionale nga The Green Garmento

- Kuti dreke nga Vaya Tyffyn

- Produkte përkujdesi për flokun nga Totalee

- Çantë hidratimi për rrugë nga Wetsleeve

- Suplemente kundër plakjes dhe maskë fytyre me ar 24k nga Youthblast