Këtë të premte, Rudina Magjistari kishte të ftuar në programin e saj të pasdites Genta Gjalpin, një prej banoreve të Big Brother, e cila është bërë personazh i rrjeteve sociale edhe shumë vite pas pjesëmarrjes. E veshur me fustan të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Genta ia doli të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve edhe këtë herë, por, siç tha edhe ajo vetë në program, vazhdon të lëndohet nga komentet negative në rrjetet sociale.
... Që nuk paskan të mbaruar. Madje edhe në profilin e vetë moderatores së programit, e cila, si rrallëherë, u është kthyer të gjithëve duke i sqaruar për ftesën e Gentës në program, por edhe duke u tërhequr vëmendjen të gjithë atyre që u ka bërë përshtypje veshja e Gentës apo jeta e saj e re apo parimet nga të cilat ajo udhëhiqet në jetë.
Ndër të tjera, Rudina u tërheq vëmendje edhe prindërve, të cilët kanë merakun e fëmijëve që ndjekin programin e saj: “Ju prindërit, që shkruani se u shqetësuat për fëmijët tuaj? Ju lutem, herë tjetër bëni prindin duke i bërë shpjegimet përkatëse fëmijës tuaj mbi gjithçka sheh dhe dëgjon në ekran. Programi im është për të rritur, s’është emisioni i përrallave.”
Pupupu... çfare llumi komentesh! Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste per nje vajze qe quhet Genta, e qe e keni pare dhe mbeshtur me votat tuaja, kur konkuronte ne televizion. Tani jeton jeten e vet, pa asnje lidhje me ju. Gjate intervistes foli gjithçka korrekt dhe çilter, si zakonisht ajo flet kur ftohet ne panele televizive. U vesh me minifund e dekolte te bollshme ne program? Po ashtu e mendoi dhe ashtu beri. Jetojme ne nje bote te lire, more bashkeqytetare! E per fat ne mes te Evropes. Ju te rriturit qe u shqetesuat, me vjen keq por s’kam asnje detyre te kuroj frustracionet tuaja. Ju prinderit, qe shkruani se u shqetesuat per femijet tuaj? Ju lutem, here tjeter beni prindin duke i bere shpjegimet perkatese femijes tuaj mbi gjithçka sheh dhe degjon ne ekran. Programi im eshte per te rritur, s’eshte emisioni i perrallave.
Une ne program ftoj Genten e kedo tjeter, qe nuk percjell mesazhe dhune, raciste apo fashiste. Keto jane parimet e mia. Per te tjerat, jeni te lire te zgjidhni sipas preferencave dhe shijeve tuaja. Edhe pse me thene te drejten, Genten e kishit pare shume, ose ne termat e rinj: “ka bere audience”. Por sa per t’ju kujtuar, sfiden per audience e kam pasur ne çdo program timin, qe ne fillimet e mia, ketu e 20 e ca vite perpara, me apo pa mates audience. Edhe gjithmone kam qene ne maje! Falenderoj te gjithe ata qe e kuptojne drejt kete mesazh!