Dimri iku, pranvera po vjen e sezoni i dasmave është më afër se kurrë… Nëse ende nuk keni vendosur për fustanin tuaj të nusërisë, jeni në kohë për mos të gabuar në zgjedhjen e tij! Ka një sërë gjërash që duhet të dini përpara se t’i thoni “po” detajit më emocionues të dasmës tuaj.
Nga koleksionet e reja të dizenjuesve më të famshëm të fustaneve të nusërisë, kemi përmbledhur 6 trende që duhet të keni parasysh përpara se të zgjidhni fustanin tuaj.

Pelerinat
Pelerinat e fustaneve të nusërisë kanë ardhur pranë jush për të qëndruar gjatë. Fustanet e nusërisë me “xhaketë” sipër tashmë janë shndërruar në një trend që po e shohim shumë në koleksionet më të reja të markave më të dashura për fustanet e nusërisë. Pelerina i jep mundësinë fustanit tuaj të ketë disa pamje brenda të njëjtës mbrëmje, pa e ndërruar atë! Mund ta hiqni dhe ta vendosni sërish sa herë të dëshironi!

Pantallonat
Nëse fustanet nuk janë gjëja që ju pëlqen më shumë, në dasmën tuaj mund të zgjidhni pantallona e sërish të dukeni bukur! Pantallonat janë një trend që po e shohim gjithmonë e më shumë në koleksionet e reja. Dizajnerët po e fusin në linjat e tyre duke i sjellë në formë jumpsuit apo kostumi… Mund të vishet përpara dasmës, gjatë saj por edhe në after party!

Fustanet e nusërisë me ngjyrë
Nëse i dashuroni ngjyrat, ky është momenti juaj! Në sezonin e ri do të keni mundësi të dukeni një nuse e bukur dhe moderne duke zgjedhur një fustan romantik në nuancat e rozës së lehtë apo bezhes por mund edhe të guxoni me ngjyra të ndezura! Do të dukeni ndryshe dhe me stil. Fustanet Rosa Clara në nuancat e rozës mund t'i gjeni pranë sallonit Class By Alketa Vejsiu

Fustanet e shkurtra të nusërisë
Nëse keni dëshiruar gjithmonë që këmbët tuaja të jenë të ekspozuara gjatë dasmës tuaj, koleksionet e reja janë me ju! Një mini fustan nusërie i pasur me detaje të kohës do të ishte një zgjedhje perfekte për një nuse të guximshme që dëshiron të surprizojë këdo me look-un e saj…

Thekë, pupla, lule
Ka ikur koha e fustaneve klasike vetëm tyl ose saten! Nëse do të martoheni këtë vit fustani juaj patjetër duhet të përmbajë një detaj të ndryshëm nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot. Një tekstil i guximshëm me lule të qëndisura, me pupla apo me thekë do të ishte ideal për një nuse që dëshiron diçka madhështore në dasmën e saj. Fustanin e gjeni pranë sallonit Class by Alketa Vejsiu

Tyl i tejdukshëm
Nëse dëshironi që të tregoni pak nga lëkura juaj ju duhet patjetër një fustan i tillë. Tyl i tejdukshëm që ekspozon bukur dekoltenë, këmbët apo krahët është një detaj sa sensual aq edhe elegant dhe është perfekt për nuset që kanë një konstrukt trupi të gjatë e të hollë…