Ajo është një notare e zonja dhe sfidon trupin e saj çdo fundjavë kur zhytet në një nga lumenjtë më të ftohtë në Europë, i cili, rregullisht ka temperatura -9 gradë celcius.

32 vjeçarja Inna Vladimirskaya, vrapon e zhveshur në anët e lumit Dnieper në Kiev të Ukrainës çdo të dielë në mëngjes, dhe më pas noton në ujërat me temperatura sfiduese.

Është viti i nëntë radhazi që Inna ndjek këtë ritual, disa herë së bashku me bashkëshortin e saj, sepse ajo beson se temperaturat e ngrira e mbajnë atë të re dhe të shëndetshme.

Kësaj radhe ishte fotografi David Tensinsky i cili kishte dëgjuar fjalë për këtë ritual që Inna kishte çdo fundjavë. I interesuar ai fotografoi disa momente nga ky intimitet i saj.

Inna tha: “Çdo javë bëj vrap në borë dhe më pas zhytem në ujë. Reagimi i trupit nga temperatura e ulët bën që gjaku të nxitojë në organet e brendshme duke aktivizuar qarkullimin, i cili ndihmon të djegë dhjamin dhe të përmirësojë muskujt. Kjo teknikë lehtëson dhimjen muskulore dhe atë të kyçeve. Gjithashtu rinovon lëkurën sepse rrit nivelin e oksigjenit në të. E njëjta gjë ndodh edhe me lopët e detit. Është e vërtetuar shkencërisht që ato duken shumë më të reja se mosha që kanë për shkak se qëndrojnë gjatë në ujë të ftohtë. Edhe njerëzit mund të përfitojnë nga kjo. Unë sigurohem të mos qëndroj gjatë në ujë të ftohtë dhe sapo dal, thahem dhe futem në makinën time të ngrohtë.”