Ka shumë meshkuj të bukur, që tërheqin vëmendjen e njerëzve kudo në botë! E zakonisht kur thua një përcaktim të tillë për meshkujt, direkt i mvesh atij profilin e një aktori të pashëm, një këngëtari apo balerini. Këto janë zhanret që shpesh identifikohen me meshkuj elegant dhe simpatik.

Por, është kaq e vështirë të besosh se edhe politika mund të prodhojë të tillë meshkuj! Me muskuj, të gjatë, të pashëm, me tipare tipike mashkullore, ata nuk janë vetëm liderët më të njohur të politikës botërore, por sakaq edhe ata që bëjnë impakt me pamjen e tyre kudo.

Me vendimet që marrin bëjnë politikën e shteteve që drejtojnë, por të qenit pjesë e takimeve të rëndësishme diplomatike, samiteve të ndryshme, ngjarjeve me natyrë politike, i bën që të dallojnë ndër të tjerë, pikërisht për prezencën e tyre.  Kjo është lista e momentit, me politikanët meshkuj më të pashëm në botë! Ja cilët janë...

Sebastian Kruz, Kryeministri i Austrisë
Ai u betua në 17 dhjetor të vitit të kaluar, për të qenë në krye të dikasterit të kryeministrisë për shtetin e Austrisë. Vetëm 31 vjeç, ndër liderët më të rinj në moshë që i janë futur karrierës politike. Sebastian është elegant, i gjatë, me flokë kaf dhe sy të bukur.
Enrique Peña Nieto, Presidenti i Meksikës
Ai është 51 vjeç. Jo shumë protagonist në media dhe daljet publike, por një politikan i vërtetë dhe mbi të gjitha mjaft i pashëm. Me tipare ezmere, tipik latin, me buzëqeshje të ëmbël dhe me një portret vërtet simpatik, Enrique është një nga Presidentët vërtet elegant që ka sot bota.
Mbreti Felipe VI i Spanjës
Një mbret atletik e quajnë ndryshe, për shkak të angazhimit të tij si anëtar i ekipit të lundrimit olimpik spanjoll në vitin 1992. Ndër monarkët më të rinj të botës, vetëm 48 vjeç, Mbreti Felipe i VI i Spanjës është vërtet mashkull simpatik. Me mjekër, dhe sy me një nuancë fantastike të blu-së, ai është një prej liderve më simpatik që na kanë parë sytë.
Aleksis Tsipras, Kryeminstri i Greqisë
Që grekët janë ndër popujt më të bukur të Ballkanit, kjo dihej edhe përmes studimeve të ndryshme që janë bërë për shoqërinë atje, ama është fat i madh kur të drejtojnë edhe njerëz të bukur. Tsipras përveçse një lider i ri në moshë, është vërtet një politikan shumë simpatik, me tipare mashkullore, dhe ndër politikanët më të pashëm në botë.
Emmanuel Macron, President i Francës
Presidenti i ri i zgjedhur i Francës po merr vëmendjen e mbarë botës jo vetëm për qëndrim e tij progresiv ndaj të drejtave të komunitetit LGBT dhe emigrantëve, por edhe për pamjen e tij. Macron, 39 vjeçar është presidenti më i ri në moshë që ka drejtuar ndonjëherë Francën, e përpos kësaj renditet edhe si një prej liderve më simpatik në botë.