Platforma e re e parkimit të automjeteve në Tiranë ka shtuar së fundi edhe 7 rrugë të reja, në të cilat, të gjithë drejtuesit duhet të paguajnë. Sipas kësaj platforme, çdo rrugë kryesore e qytetit duhet paguar me 100 lekë/ora për parkim.

Policia Bashkiake ka nisur edhe aplikimin e gjovabe për të gjithë qytetarët që nuk respektojnë rregullat që janë vendosur për parkimin e makinave Vlera e gjobave, siç mësohet, shkon deri në 2000 lekë të reja për çdo shkelës të orarit apo për çdo qytetar që nuk bën pagesën.

Sicc shkruan Panorama, hartës me rrugët ku do të paguhet parkimi i janë shtuar edhe 7 rrugë të reja ku do të aplikohet parkimi me pagesë.

Në bazë të vendimit, për parkim në zonën A, ku ndodhen shumica e institucioneve kryesore në qytet, do të paguhet 100 lekë/orë, ndërsa për zonën B, ku intensiteti i lëvizjes është relativisht i lartë, do të paguhet një tarifë shërbimi 40 lekë/orë

Kryebashkiaku Veliaj ka thënë se paratë e mbledhura nga parkimi do të kontribuojnë në gjelbërimin e qytetit.