E duan punën e tyre, e duan punën e tyre, e duan punën e tyre. Mund ta thuash edhe 30 herë të tjera këtë gjë, por nuk është nevoja të zgjatesh, sepse e kupton mënjeherë për kë është fjala. I gjithë kasti i filmit të famshëm “Djalli vishet me Prada”, duke filluar që nga Meryl Streep, Emily Blunt dhe Stanley Tucci janë ritakuar këtë të enjte në NYC për premierën e filmit ‘Final Portrait’.

Paparacëve nuk u kanë shpëtuar fotot e të gjithëve. Janë vërtet elegante të gjitha ato që janë ndarë me shpejtësi në rrjet nga revista ‘Runway’.

E gjithë mbrëmja që mblodhi kastin ishte si një natë e ngrohtë me familjen, me Emily-n që shkëlqente në krah të bashkëshortit të saj (dhe fans i “Djalli vishet me Prada), John Krasinski, po edhe Stanley, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, motra e madhe e Emily, Felicity Blunt.

Nëse kjo nuk ju ka entuziazmuar akoma, Stanley dhe Felicity përfituan nga rasti për të treguar edhe para aparateve se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Edhe një çift tjetër VIP-ash tërhoqën vëmendjen në event: Miranda Priestly — Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Ata të dy u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq pas afro një viti. Ok, tani më shumë se një milion vajza janë bërë xheloze…. Pjesë e jetës.